Kamionët vrasës që goditën Perëndimin (FOTO)

08/04/2017 00:00

Një kamion që shtyp kalimtarët në mes të rrugës me qëllim që të vrasë sa më shumë të jetë e mundur. Duket se kjo është arma e re e terroristëve në luftën e tyre ndaj Perëndimit.

E fundit është ajo e Stokholmit, që deri tani u ka kushtuar jetën 4 personave. Më 8 janar 2017, në Jerusalem një kamion i drejtuar nga një palestinez lëshohet mbi një grup ushtarakësh izraelitë. Nën rrotat e tij mbetën të vrarë katër persona, tre vajza dhe një djalë, të gjithë 20 vjeç.

Më 19 dhjetor 2016 në Berlin një kamion hyri në një treg Krishtlindjesh, mes turistëve dhe gjermanëve, pikërisht në javën e Krishtlindjeve. Bilanci ishte 12 të vdekur dhe 56 të plagosur.

Në ankthet e europianëve do të mbetet gjatë në mendje tragjedia e Nicës, më 14 korrik 2016. Një person, në timonin e një kamioni, ka ecur në mes të turmës me shpejtëi të çmendur mes personave që festonin festën kombëtare franceze. Bilanci ishte 86 të vdekur dhe qindra të plagosur.

FOTO GALERI
1/4
Sulmi ne Nice 14 korrik 2016

Top Channel