Francë, shpërthim mes karnavaleve. 18 të plagosur

02/04/2017 00:00

Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur, kur një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë karnavaleve të zhvilluara në veri të Francës.

Shpërthimi ndodhi në fund të ceremonisë së “Yellow Carnaval”, në periferinë verilindore të Parisit, Villepinte, pasditen e së shtunës.

Videot e publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë shpërthimin e zjarrit të fuqishëm vetëm pak sekonda pasi dikush e kishte ndezur atë, duke shkaktuar edhe fluturimin e shumë mbetjeve.

Një nënë dhe fëmija i saj janë mes të plagosurve rëndë, ndërsa i dëmtuar ka mbetur edhe kryebashkiaku i qytetit, siç raporton “Le Parisien”.

Sipas “AFP”-së, prokurorët kanë nisur hetimet, ndërsa për momentin ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Një burim policie tha për rrjetin informativ “BFM” se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga lënda djegëse e përdorur për të ndezur atë që pritej të ishte pjesë e shfaqjes.

Top Channel