“Dorëzohet” policia, kërkon ndihmë për të kapur autorin

30/03/2017 00:00

Një sherr mbrëmjen e Krishtlindjes mes dy personave përfundoi me dëmtime të rënda në fytyrë të njërit prej tyre.

Pasi i dëmtuari përfundoi në spital, policia nisi edhe hetimet për të identifikuar agresorin. Por pas 3 muaj hetimesh, ajo ende nuk ka arritur të ketë një emër për të dyshuarin, çka e ka detyruar që të bëjë publike edhe pamjet filmike duke kërkuar ndihmë për ta identifikuar atë.

Pamjet e transmetuara nga policia tregojnë një person, i cili godet me një gotë të thyer personin që përfundoi në spital.

Top Channel