Texas, të paktën 12 të vdekur nga një aksident rrugor

30/03/2017 00:00

Të paktën 12 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Texas, në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Në aksidentin e ndodhur pranë Garner State Park, janë përfshirë, një minibus kishe dhe një kamionçinë.

Në minibus ishin duke udhëtuar 14 antarë të lartë të kishës “First Baptist Church of New Braunfels” dhe krahas viktimave, janë edhe tre persona të tjerë të plagosur.

Shkaqet e aksidentin nuk janë bërë të ditura akoma, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
“Keqardhje e madhe për viktimat dhe familjarët e personave të përfshirë në këtë aksident tragjik”, u shpreh guvernatori i Texas-it, Greg Abbot.

Top Channel