Vajza që ka vizituar çdo vend të botës, ja si i siguroi paratë

28/03/2017 00:00

Është ëndrra e të gjithëve për të udhëtuar rreth botës dhe të paguhesh për ta bërë këtë. Tingëllon e çuditshme, por në fakt 27-vjeçarja Cassie De Pecol e ka bërë realitet.

Cassie ka arritur të vizitojë 196 vende në të gjithë botë dhe kjo aventurë e saj është mbyllur në vetëm 18 muaj e 26 ditë, duke shpenzuar 111 mijë dollarë. Ajo bëhet personi i parë që ka arritur të bëjë këtë udhëtim rreth botës në një periudhë kaq të shkurtër.

Cassie, e cila është nga Uashingtoni, la punën e saj, duke e nisur udhëtimin në korrik 2015, pasi kishte gjetur edhe disa sponsorë në këtë projekt dhe aventurë të sajën, ku një prej tyre ishte edhe notari rekordmen Michael Phelps.

Ajo ka si synim të promovojë paqen në botë. Gjatë udhëtimeve të saj takon studentë dhe politikanë, filmon njerëz dhe vende për të xhiruar një dokumentar mbi planetin tonë, mbi etnitë, mbi popujt, njeh dhe përballet me kultura të ndryshme, raca, besime.

Shteti i fundit të cilin ajo vizitoi ishte Pakistani, ndërsa më herët kishte qenë edhe në Palestinë e Kosovë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel