Peshkopi, përplaset për vdekje 5-vjeçari. Shkaktar i aksidentit, vëllai

21/03/2017 19:30

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës. Një 16-vjeçar ka marrë makinën e të atit dhe në oborrin e shtëpisë ka përplasur për vdekje vëllain e mitur.

5-vjeçari po luante me një karrocë me kushineta kur u shtyp nga gomat e pasme të automjetit tip Toyota.

Ai humbi jetën gjatë transportit për në spital.

Top Channel