Pas transformimit, kërkon një femër (FOTO)

18/03/2017 00:00

Një ditë më parë Jose Antonio u bë mjaft i njohur në internet, si personi i pastrehë që u kthye në një model 55-vjeçar. Tashmë ai është një “George Clooney” poër qytetin e tij në Spanjë.

55-vjeçari që ka jetuar për 25 vjet në rrugë, bëri një transformim rrënjësor nga një sallon bukurie, dhe rezultatet ishin të pabesueshme.

Jose tashmë thote se shpreson të gjejë një punë edhe një femër. “Nuk është vetëm një ndryshim i pamjes. Është ndryshimi i jetës sime”, ka thënë ai.

Jose mori dhe vëmendjen e admirueseve femra me veshjen e tij me stil. Video e realizuar nga Dr Filmgood dhe e postuar në faqen në Facebook të sallonit “La Salvajeria”, përkonte me tre vjetorin e krijimit të sallonit dhe u bë virale në internet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel