Shpërthim në zyrat e FMN; Bomba, një mekanizëm artizanal

16/03/2017 00:00

Policia franceze thotë se shpërthimi në zyrat e FMN-së në Paris që lëndoi lehtë një punonjëse e ngjalli panik mes të tjerëve, nuk ishte pasojë e një bombe të mirëfilltë. forcat e rendit mendojnë se bëhet fjalë për një mekanizëm artizanal.

Ishte diçka e prodhuar në shtëpi thonë ata. Ka pasur disa telefonata kërcënuese kohët e fundit, por ende nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje mes tyre dhe incidentit që solli plagosjen e një gruaje në fytyrë e në duar.

Ndërkohë dy persona kanë mbetur të lënduar nga një breshëri të shtënash në një gjimnaz të qytetit jugor francez të Grasse. Policia arrestoi një 17-vjeçar dhe është vënë në kërkimin e një të dyshuari të dytë. Raportet në mediat vendase tregojnë se mund të bëhet fjalë për një konflikt mes nxënësve, por në vendin e përballur me një seri sulmesh terroriste këto vitet e fundit, incidentet e armatosura ngjallin menjëherë shqetësim.

Top Channel