Aksioni për të pastruar Fukushiman nga derrat

11/03/2017 00:00

Gjahtarët japonezë të pajtuar nga qeveria për të pastruar Fukushimën nga banorët e pazakontë dhe radioaktivë që e kanë pushtuar pas tragjedisë së 2011, kanë nisur nga puna.

Bëhet fjalë për një aksion të ndërmarrë për asgjësimin e qindra derrave të egër që kanë pushtuar qytetin e braktisur që prej tërmetit që shkaktoi edhe incidentin në centralin bërthamor aty pranë.

Deri më tani, thonë autoritetet japoneze, janë asgjësuar mbi 300 derra. Këto kafshë jetojnë zakonisht larg zonave urbane dhe shmangin kontaktin me njeriun, por ka raste kur ndjehen të kërcënuara se sulmojnë atë.

Pas kapen, derrat mbyllen nëpër kafazë dhe më pas ekzekutohen nga gjahtarët. Trupat e tyre më pas groposen pasi nga analizat e bëra rezultojnë me radioaktivitet të lartë në organizëm.

Aksioni ka nisur në dy zona që autoritetet i cilësojnë si të pastruara dhe ku po kryhen testet e fundit për të rikthyer banorët aty.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel