Erkand Qerimaj prezanton për herë të parë familjen

02/03/2017 00:00

Ish-kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ka prezantuar për herë të parë para publikut djalin e tij Dijar si edhe bashkëshorten. Çifti ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku rrëfyen historinë e dashurisë.

“Jemi njohur disa vite më parë krejt rastësisht. Ndërkohë më vonë u lidhëm dhe moment më i lumtur ishte ardhja në jetë e djalit tonë Dijar” tha Qerimaj. Bashkëshortja e tij, Tedi thotë se përtej imazhit të njeriut të fortë nga sporti, Erkandi është shumë romantik.

Erkand Qerimaj po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Europian të peshëngritjes që do të mbahet në muajin prill në Kroaci. “Do të luftoj për medaljen e artë”, tha mbajtësi i disa rekordeve kombëtare, më shumë se 40 medaljeve si edhe titujve europian e botëror.

Top Channel