Siberia mbulon një qytetërim antik?

01/03/2017 00:00

Fenomeni i hapjes së beftë të kratereve në përmase dhe vëllime të pazakonta në Siberi nuk është më një risi dhe kryesisht në zonat veriore të rajonit rus, numri i tyre shkon në disa dhjetra.

Për ambientalistët kjo është shqetësuese. Ata e thonë se këto gropa janë pasojë e ngrohjes globale, pasi akulli milionavjeçar nën sipërfaqjen e Siberisë po shkrin me shpejtësi. Por për antropologët dhe historianët këto kratere janë shndërruar në parajsë për punën e tyre.

Prej disa vitesh në këto rajone janë zhvendosur grupe studiuesish ndërkombëtarë dhe rusë dhe pikërisht në këto zona janë gjetur mbetje kafshësh prehistorike, përfshirë këtu edhe eshtra mamuthësh.

Dhe duket se fosilet e kafshëve më të hershme që kanë ecur në Tokë nuk janë të vetmet. Disa studiues besojnë se nëntoka siberiane mund të strehojë një qytetërim të tërë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel