Hipopotami shpëtohet nga vdekja e sigurt

01/03/2017 00:00

Një këlysh hipopotami është shpëtuar nga vdekja e sigurt pasi ishte bllokuar në një pellg që po thahej prej disa ditësh.

Hipopotami, i quajtur Humpty, e ka gjetur veten të bllokuar në pellg që ishte tharë me shpejtësi dhe të rrethuar nga peshq, pasi ishte braktisur nga e ëma.

Kur hipopotami u shpëtua ishte në gjendje të rënduar, i dehidratuar për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe sipas shpëtimtarëve të saj, nëse ndihma do të kishte ardhur 2-3 ditë më vonë, e sigurt që ajo nuk do t’ia kishte dalë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel