Shtohet doza antimedia, Trump: Jepuni fund burimeve anonime

24/02/2017 00:00

Në fjalimin e tij të parë presidencial përpara grumbullit më të madh të aktivistëve konservatorë të kombit, Donald Trump përshkallëzoi ndjeshëm kritikën e tij ndaj medieve informative, e në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmoi përdorimin e burimeve anonime.

“Reporterët nuk duhet të lejohen të përdorin burime, për sa kohë që nuk përdorin emrin e dikujt”, deklaroi ai, vetëm pak orë pasi pjesëtarë të stafit të tij patën një seancë informimi për mediet dhe në fakt refuzuan të lejonin përdorimin e emrave të tyre.

“Një burim thotë se Donald Trump është i tmerrshëm, një qenie njerëzore e tmerrshme. Lerini ata të ma thonë në fytyrë këtë gjë”, tha Trump përpara Komitetit të aktivistëve konservatorë në Politikë. “Le të mos kemi më burime të tilla”.

Anëtarë të ekipit të tij në Shtëpinë e Bardhë kanë kërkuar rregullisht shfrytëzimin e anonimatit kur flasin për reporterët. Trump, gjithsesi, shtoi se ai nuk është kundër të gjithë medias, por vetëm kundër “medias apo shtypit të lajmeve të rreme”.

“Jam kundër njerëzve që krijojnë histori dhe krijojnë burime, – tha ai. – Ata nuk duhen lejuar të përdorin të tilla burime, për sa kohë që nuk përdorin emrin e dikujt”.

Ky ishte një rikthim triumfator për Trumpin përpara kësaj konference, i pritur ngrohtësisht nga një turmë që i dha atij një pritje disi të kujdesshme në shfaqjen e parë si president i Amerikës. Plot 6 vite më parë ai u ngjit në podium teksa kolona zanore e “reality show”-t të tij, “Parà, parà, parà, parà” kumbonte fuqishëm. Turma gjithsesi ishte adhuruese dhe shpeshherë qeshte dhe vërshëllente ndaj ish-presidentit demokrat.

Në shfaqjen e tij të parë, Trump u përpoq të lustronte kredencialet e tij konservatore me pohimet se ai është projetës dhe kundër kontrollit të armëve, ndërsa thurte lavde për veten e tij dhe për mendjemprehtësinë në fushën e biznesit.

Top Channel