Java e modës në Milano, “Kopshti magjik” i Gucci-t

23/02/2017 00:00

Pas New York-ut dhe Londrës, e gjithë elita e industrisë, mblidhet në kryeqytetin italian të modës, ku do të prezantohen koleksionet e reja vjeshtë-dimër 2017/2018.

Propozimet e Guccit për këtë sezon, ishin veshjet me lule, insekte, kafshë e simbole dhe modelet parakaluan në një pasarelë të qelqtë që rrethonte një piramidë të argjendtë.
 
Krijimet e drejtorit kreativ Alessandro Michele, frymëzoheshin nga një kopsht magjik, siç tha vetë dizenjatori, ku të kundërtat bashkëjetojnë.

Modelja e pare mbante një fund të gjatë me ngjyrë të bardhë, që kombinohej me një triko bardhë e zi , bluzë të kuqe e një varëse gjigante perlash.

Por stili konservator ia la shumë shpejt vendin veshjeve shumëngjyrëshe me lule, femrave me kapuçë e shall në kokë, meshkujve me pantallona të shkurtra dhe modeleve që ngjanin si fermerë e kameriere.

Ndërsa modelet e Fay, pjesë e grupit luksoz italian Tod’s, kishin pamje më mashkullore, të frymëzuar nga moda e viteve 90-të.

Top Channel