Këshilltari i Sigurisë, Trump zgjedh McMaster

20/02/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi gjeneral lejtnant Herbert Raymond McMaster si këshilltarin e tij të sigurisë.

Ai do të zëvendësojë Michael Flynn, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 javësh në detyrë, për shkak të mosraportimit të bisedave të kryera me ambasadorin rus në SHBA, para se të merrte emërimin.

Zgjedhja e parë e Trump, zv. admirali në pension, Robert Harëard, e refuzoi postin duke cituar shkaqe personale.

Teksa  njoftoi emërimin nga resorti i tij Mar A Lago, në Flordia, presidenti Trump e cilësoi gjeneralin McMaster një njeri me talent dhe eskperiencë të jashtëzakonëshme.

“Atë e respekton çdokush në ushtri dhe jam shumë i nderuar ta kem pjesë të skuadrës time”, tha Trump.

Nga anatjetër, Mcmaster falënderoi presidentinm duke e quajtur një privilegj pozicionin e ri.
 “Ju falënderoj shumë, zoti president. Po pres me padurim ti bashkohem ekipit të sigurisë dhe do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat e popullit amerikan”, tha gjenerali.

Përveçse ka shërbyer në Afganistan dhe Irak, gjenerali ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në luftën e Gjirit.
 
Gjithmonë  i gatshëm për të shprehur pikëpamjet e tij të forta, ai është listuar nga revista “Time”, mes 100 personave me më shumë ndikim në vitin 2014, duke thënë se ai mund të jetë luftëtari-mendimtar, më i spikatur i shekullit të 21-të.

Pikërisht qëndrimi i tij kritik, ka bërë që shumë analistë të pyesin se si do të përballet ai me një Shtëpi të Bardhë, aspak dashmirëse ndaj kritikave.

Top Channel