Shirat në  Spanjë, gjunjëzojnë jugun e vendit

19/02/2017 00:00

Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin jugor të Spanjës, Malaga, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta nëpër rrugë.

Shirat kanë përmbytur shtëpi, garazhe, ndërtesa, kanë bllokuar rrugë dhe kanë mbuluar me ujë trasetë e hekurudhave. Shërbimet e emergjencave thonë se i janë përgjigjur më shumë se 200 telefonatave për ndihmë në Malaga, të dielën në mëngjes.

Shërbimet spanjolle të meteorologjisë, të shtunën ndryshuan nivelin e alarmit nga i verdhë në portokalli, që tregon një rrezik më të madh.

Kur shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhia goditi bregun, zyrtarët e ndryshuan nivelin e alarmit në atë më të lartin, rrezik ekstrem.

Zyrtarët në Malaga apeluan për qetësi dhe i kërkuan njerëzve të qëndronin në shtëpitë e tyre. Disa pjesë të Malagës, regjistruan deri në 130 litra ujë për metër katror.

Top Channel