Gjykata pezullon punimet për sheshin “Veliera” në Durrës

16/02/2017 00:00

Gjykata Administrative ka pezulluar ditën e sotme punimet në pjesën e sipërme të projektit për sheshin “Veliera” në Durrës.

Ankimimi për pezullimin e punimeve për këtë shesh u bë nga shoqëria civile, e cila zhvilloi edhe një marshim-protestë kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera”.

Në sheshin para portit detar prej ditësh kanë dalë në dritë themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë.

“Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po varroset origjina e kombit shqiptar. Kjo nuk po ndodh vetëm në Durrës, por në Gjirokastër, Korçë dhe në çdo qytet-muze”, tha Avokatja Mirela Jorgo në atë protestë.
 

Top Channel