“Trump kontaktoi me rusët para se të zgjidhej”

15/02/2017 00:00

Stafi i Donald Trump dhe njerëz të afërt me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, kanë kontaktuar disa herë në biseda telefonike para 8 nëntorit me agjencitë inteligjente ruse.

Kështu raportoi mbrëmjen e së martës “New York Times”. Prestigjiozja amerikane, duke cituar burime nga agjencitë amerikane të inteligjencës, thotë se në këtë rezultat është arritur pas hetimeve të fundit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) mbi sulmet kibernetike dhe hakerimet që shënjestruan kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe Komiteti Kombëtar të Demokratëve.

Ish-presidenti Barack Obama, në ditët e fundit të detyrës së tij, akuzoi Moskën për përfshirje të drejtpërdrejtë në këto sulme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Megjithatë, tre prej burimeve të “New York Times” thanë se pavarësisht frekuencës së lartë të kontakteve mes stafit të fushatës së Trump dhe Rusisë, nuk ka asnjë provë që të lidhë këto kontakte me sulmet kibernetike që shënjestruan demokratët.

Shqetësuese, thotë “New York Times” mbetet frekuenca e lartë e këtyre komunikimeve, sidomos në një palë zgjedhjeje presidenciale ku njëri kandidat vazhdimisht lëvdoi Rusinë dhe Presidentin e saj, Vladimir Putin.

Në korrik të vitit të kaluar, vetë Trump u përfshi tërthorazi në këtë duke i bërë thirrje Moskës që të publikonte të gjitha e-mailet dhe informacionet e tjera që kishte që kompromentonin kandidaturën e Hillary Clinton për Presidente.

“The Times” thotë se komunikimet mes njerëzve të afërt ose bashkëpunëtorë të Trump dhe Rusisë ishin të avancuara dhe në to janë përfshirë edhe emra jashtë stafit të fushatës së miliarderit dhe njerëz brenda qeverisë së Kremlinit.

Trump ka reaguar si gjithnjë në Tëitter në lidhje me këto pretendime, që fillimisht u shfaqën tek “Neë York Times” e më pas tek “Washington Post”. Në platformën sociale ai sulmoi agjencitë e inteligjencës, NSA-në dhe FBI-në bashkë.

“Po shpërndahen informacion në mënyrë të paligjshme për të dështuarat ‘NYTime’s dhe ‘Washington Post’ nga komuniteti i inteligjencës, NSA dhe FBI”, shkruan ai. 

Top Channel