Zjarr në Disneyland

14/02/2017 00:00

Ka mbjellë panik zjarri që shpërtheu në një parking makinash brenda Disneyland-it në Anaheim të Kalifornisë.

Zjarrfikësit kanë parë një sërë makinash të përfshira nga flakët në strukturën e parkimit të “Mickey and Friends”, e cila është evakuuar me shpejtësi e është mbyllur për publikun.

Mediat lokale thonë se me qindra persona kanë mbetur të bllokuar në pjesën përpara saj. 10 persona janë duke marrë trajtim mjekësor për probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit. Për zbardhjen e  shkaqeve të zjarrit, autoritetet urdhëruan nisjen e një hetimi.

Top Channel