Zhvishen sërish vajzat e “Playboy”

14/02/2017 00:00

Mbulimi, në revistën e famshme për lakuriqësinë e përcjellë mes faqeve të saj, nuk zgjati dot më shumë sesa një vit. “Playboy” thotë tani se heqja e nuditetit ishte një gabim dhe ka vendosur t’i kthehet linjës së vjetër.

“Sot po rimarrim mbrapsht identitetin tonë dhe po tregojmë edhe njëherë se cilët jemi në të vërtetë”, shkroi në “Tëitter” drejtori i ri kreativ, Cooper Hefner.

Edicionin mars-prill, revista e promovoi me foton e vajzës së muajit, shoqëruar nga hashtagu “lakuriqësia është normale”.

Disa përdorures të medieve sociale e mirëpritën kthesën e “Playboy”-t, duke e përshkruar si një vendim të mirë. Të tjerë janë skeptikë e shprehen se revista u detyrua të merrte rrugën e vjetër, sepse e reja nuk po shiste edhe aq shumë.

“Do të jem unë vet i pari, që do ta pranoj se mënyra si protretizohej më parë nuditeti ishte e vjetëruar”, thotë Cooper, djali 25-vjeçar i themeluesit të “Playboy”-t, Hugh Hefner.

Problemi nuk ka qenë kurrë lakuriqësia, sipas tij, sepse ajo në vetvete nuk përbën një problem.

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Mississippit, Samir Hysni mendon se ndryshimi në linjën e ndjekur nga “Playboy” përgjatë vitit të fundit, më shumë i largoi sesa i tërhoqi lexuesit.

“‘Playboy’ dhe ideja antilakuriqësi sikur nuk shkojnë bashkë, apo…?”, thotë Hysni. Revistës, nga sa pohon profesori, do t’i duhet për çdo rast të gjejë mënyrën për të afruar të rinjtë në epokën dixhitale, kur lakuriqësia është bërë mëse e zakontë.

Top Channel