Basha: Protesta, “show force”

12/02/2017 00:00

Me të rinj profesionistë, të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, Lulzim Basha kërkoi angazhimin e shoqërisë përtej ndarjes tradicionale partiake.

“Po që të kemi një qeverisje të mirë, gjëja e parë që na duhet janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe bashkë, duke qenë më shumë, do t’i detyrojmë. Nuk ka qeveri t’i bëjë ballë presionit të qytetarëve të bashkuar”, deklaroi Basha.

Pjesëmarrja e të rinjve, sipas Lulzim Bashës, është një mesazh shprese për shqiptarët.

“Kam marrë formim perëndimor dhe dua të kthehem sepse dua të jap këtu kontribut. Ne kemi marrë dije që t’i shërbejmë edhe popullit tonë dhe nëse nuk e bëjmë ne, kush presim ta bëjë? Nëse Zoti është me ne, nëse e drejta është me ne, atëherë kush është kundër nesh”, thanë të rinjtë.

“Zoti, e drejta dhe fati gjithmonë ndihmojnë guximtarët”, tha kreu i PD-së.

Lulzim Basha kishte edhe një mesazh për kritikët e gjuhës së fortë në protestë: “Edhe dalja jashtë kufijve të ligjit të bën jo më qeveri, por një entitet ilegjitim që meriton të përmbyset. Kujt i duken të forta këto fjalë, po them që i marr nbga muret e një ndërtese federale në Uashington, që është vetë Departamenti i Drejtësisë. Është gdhendur se qeveria jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset”.

 
Për kreun e opozitës, pjesëmarrja në protestë është e rëndësishme edhe për të treguar paqësisht forcën e qytetarëve: “Do të jetë një festë politike, paqësore, demokratike, por do të jetë po kështu një “shoë force”, për t’i treguar qeverisë se kush është zot i këtij vendi: një grusht banditësh të korruptuar apo qytetarë të ndershëm dhe rinia e ndershme shqiptare”.

Top Channel