Tiranë, krijohen 7 pika për urgjencat mjekësore

12/02/2017 00:00

Autoambulancat që shërbejnë në raste urgjencash mjekësore tanimë janë të shpërndara në 7 pika të Tiranës.

Banorët e Kombinatit nuk do u duhet të presin më sa të vijë autoambulanca nga Tirana, por është e stacionuar pranë qendrës së tyre shëndetësore.

“Kalimi nga një pikë e vetme në disa pika, një në Kombinat, një te “21 Dhjetori”, një në QSUT, një te Spitali i Traumës, një te stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëjë që koha e vajtjes të jetë më e shkurtër. Të arrijmë aty ku duhet për rreth 12 minuta”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht depuet i kësaj zone, vlerësoi këtë shpërndarje të autoambulancave për një shërbim sa më të mirë ndaj banorëve.
 
“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi nëse deri dje shkonte qyetari tek urgjenca, që ishte në qendër të Tiranës, tani shkon urgjenca te banorët. Ky është lajm i madh për banorët e Kombinatit”, u shpreh Tahiri.

Brenda muajit prill do të rinovohet flota e autoambulancave dhe ato do të komandohen nga një qendër e vetme për të gjithë territorin, me qëllim që t’u vihet në ndihmë qytetarëve në një kohë sa më të shkurtër.

Top Channel