Për Ilir Metën standardi i zgjedhjeve të 18 qershorit është i panegociueshëm dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Duke folur nga Konventa e LSI për Tiranën, ai kërkoi që më shumë se rezultati, pas 4 muajsh, LSI do të kujdeset për standardin.

“Rezultati i 18 qershorit, është standarti i zgjedhjeve, ai është shumë i rëndësishëm për stabilitetin pas zgjedhjeve. Standarti është i panegociueshëm edhe për legjitimitetin e institucioneve. Standarti i zgjedhjeve është i rëndësishëm edhe për të ecur me sukses në zbatimin e reformës në drejtësi. Ndaj do i kërkoja Luan Ramës, si përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore, që të shfrtyëzojmë këtë muaj që të plotësojmë rekomandimet e OSBE/ODHIR për të përmirësuar klimën. Kemi çështje mjaft të rëndësishme që lidhen me cilësinë e zgjedhjeve”, ka thënë Meta.

Përpara qindra të rinjve dhe anëtarëve të LSI në Tiranë, Ilir Meta tha se partia që ai drejton prej 13 vitesh është parti e dialogut dhe bashkëpunimit dhe larg arrogancës.

“LSI është forca që ka bërë beteja shumë të mëdha që në fillim. Konflikti është i papranueshëm për LSI, bashkë me politikën e arrogancës, frymën e përjashtimit, ne kemi kulturën e dialogut dhe bashkëpunimit. LSI nuk është për qëndrime partizane por racionale dhe të qëndrueshme”, tha z. Meta.

E si për ta përforcuar qëndrimit e kryetarit, Luan Rama citoi sërish fjalën e të madhit Dritëro Agolli, në konventën e vitit 2013:

“2 janë sëmundjet më të rrezikshme të politikës, mendjemadhësia dhe arrogance, ndaj ruajuni. LSI di ta mbajë larg arrogancën. Politika shqiptare do të ecte kutura pa LSI”, citoi Luan Rama.

Top Channel