Dashuri në pleqëri, Priscilla Presley në romancë me Tom Jones

09/02/2017 00:00

Sir Tom Jones duket se ka nisur një marrëdhënie romantike me ish-gruan e Elvis Presley-t, Priscilla-n.

Këngëtari 76-vjeçar nga Uellsi ka filluar të dalë me aktoren 71-vjeçare, 1 vit pasi gruaja e tij Linda, vdiq nga kanceri.

“Ka një shkëndije mes tyre, por ata duket se janë duke i marrë gjërat ngadalë. Megjithëse janë në ditët e para, duket se ata po e shijojnë këtë romancë”, tha një burim pranë tyre.

“Me Priscillan njihemi prej shumë vitesh. Ajo është një grua e bukur dhe ne jemi duke shijuar netët kur dalim bashkë”, tha këngëtari, i pyetur mbi këtë romancë.

Priscilla ka qenë e martuar me ikonën e rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, nga viti 1967-1973, ndërsa Tom Jones u martua në moshën 16-vjeçare, me të dashurën e fëmijërisë dhe qëndruan bashkë deri vitin e kaluar kur Linda u nda nga jeta.     

FOTO GALERI
1/15

Top Channel