Llalla takon shefin e zyrës europiane kundër mashtrimit me fondet e BE

07/02/2017 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla është takuar në Bruksel me kreun e zyrës europiane kundër mashtrimit, Giovanni Kessler.

Kjo zyrë është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së.

Gjatë takimit Llalla informoi Kessler për përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luften kundër korrupsionit dhe masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye- theksoi Prokurori i Përgjithshëm- përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë.

Top Channel