Vidhnin banesat në Dropull, goditet grupi kriminal

07/02/2017 00:00

Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup kriminal që vidhte banesat në zonën e Dropullit.

Në pranga kanë rënë Eno Kalemi, 36 vjeç nga Saranda dhe Ardit Izvori, 31 vjeç nga fshati Mollas i Mallakastrës.

Në orët e para të mëngjesit, të së martës, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, ata kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve: E.G., E.V dhe J.B. , banues në fshatin Bularat, Dropull.

Në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake. Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.

Në seancën plenare të së enjtes ka qënë vetë deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili ka ngritur si shqetësim vjedhjen e banesave në këtë zonë duke terrorizuar banorët.

Top Channel