David Beckham duket se është duke shijuar në maksimum atë që të ofron të jetuarit në Los Angeles.

Ish-futbollisti, tashmë 41-vjeçar, është fotografuar në orët e para të mëngjesit në një festë, i shoqëruar nga modelja 30-vjeçare britanike, Poppy Delevigne.

Në foto Beckham duket i veshur shumë keq, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të sillet si një zotëri i vërtetë, duke mbajtur hapur derën e makinës, ndërkohë që ishte duke hipur modelja.

Ish-futbollisti duket se vuan të mbajë sytë hapur pasi del nga bari, ndërsa modelja duket se ka shijuar qetësisht një natë të këndshme.

David është i martuar më këngëtaren dhe stilisten Victoria Beckham që prej vitit 1999 dhe nga kjo martesë ata kanë edhe 4 fëmijë.  

FOTO GALERI
1/5

Top Channel