Ngricat shkatërrojnë asfaltin e Rrugës së Arbrit

01/02/2017 00:00

Ngricat e janarit kanë dëmtuar edhe pjesë të Rrugës së Arbrit. Në segmentin Bulqizë-Ura e Çerenecit, përgjatë aksit Qafë e Buallit-Vajkal, asfalti ka pësuar dëmtime. 

“Nga ngricat, rruga është bërë problematike. Ne, si drejtues mjetesh, duhet të kemi kujdes. Edhe punimet e dobëta mund të kenë ndikuar, por ngricat e plasarisin rrugën”, thonë shoferët.

Që prej ndërtimit të kësaj rruge, ky segment ka qenë problematik. Toka shpesh rrëshqet për shkak të burimeve të nëndheshme të ujit, që e bëjnë të paqendrueshme, po ashtu edhe nga rrëzimi i gurëve nga shpatet e maleve. 

Drejtuesit e automjeteve, përveç vështirësive që hasin në   qarkullim, ndjehen edhe të rrezikuar për jetën.

Top Channel