Procesi ndaj Shullazit, dështon sërish ballafaqimi me biznesmenin

31/01/2017 00:00

Ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe bandës së tij me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja ka dështuar për herë të dytë brenda një jave.

Seanca e kësaj të marte ishte e tensionuar pasi avokatët e të arrestuarve kërkuan përjashtimin e trupës së gjykimit me argumetin se anëtarët e saj ishin të njëanshëm.

Prokuroria kërkon që ta legjitimojë si provë dëshminë e biznesmenti në gjykatë, por ende nuk ka mundur ta marrë atë.

Ndërkohë, dy avokatët mbrojtës të Gilmando Danit dhanë dorëheqjen me pretendimin se sigurimi i provës është në kundërshtim me ligjin.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të mërkurën, për t’i lënë kohë Danit të gjejë një avokat tjetër.

Top Channel