Energjia për bizneset, kërkohet shtyrja e furnizimit të hapur

31/01/2017 00:00

Në fillim të këtij viti 70 biznese të mëdha duhet të gjenin vetë furnizuesin e energjisë elektrike, duke dalë kështu në treg të lirë. Por përfaqësues të sipërmarrjes i kërkuan ministrit të Energjisë shtyrjen e këtij afati me një vit.

“Duke patur parasysh se ende bizneset nuk jane plotesisht te informuara dhe jo krejtesisht te pergatitura per hapjen e tregut, do te shfrytezoja rastin per te kerkuar nje rishikim te afateve kohore ne fund te vitit 2017”, tha Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Ministri Gjiknuri tha se kërkesa e bizneseve për shtyrjen e afatit do të shqyrtohet, por sqaroi se ligji parashikon edhe rastet kur ato nuk do të jenë në gjendje të gjejnë vetë furnizuesin.

“Konsumatori që e ka të pamundur të furnizohet me energji elektrike nga furnizuesi privat do të ketë një farë sigurie, që do të thotë kthimi në shoqërinë publike që ka mbulimin universal me furnizim energjie, pra do të ketë një mundësi që ata të furnizohen aty”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Furnizimi nga OSHEE në këto raste do të bëhet me një çmim që do të përcaktohet nga ERE, por më të lartë se ai që sipërmarrësit mund të gjejnë kur të krijohet tregu.

Top Channel