Aksident në Fier-Lushnje, plagosen bashkëshortët

30/01/2017 10:35

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “pushimi i shoferit”.

Një makinë tip Benz, me targa AA233OX, që drejtohej nga shtetasi Endrit Sabedino ka goditur mjetin tip Smart, ku udhëtonin burrë e grua, Vasillaq dhe Jorgjie Tando, nga Fieri. Si pasojë e kësaj goditjeje, mjeti Smart ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dy bashkëshortët kanë marrë plagë dhe janë nisur drejt spitalit të Lushnjes me dëmtime trupore. Sipas mjekëve, gjendja për momentin është e mirë, por të plagosurit do të mbahen nën kontroll.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga ana e drejtuesit të mjetit Smart, duke kaluar në korsinë e gabuar. Policia e Lushnjes ka shoqëruar në komisariatin e Lushnjes drejtuesin e mjetit tip Benz, Endrit Sabedino.

FOTO GALERI
1/2
Makina Smart që përfundoi në kanal

Top Channel