Kur dështon në drift – VIDEO

28/01/2017 00:00

Një 32-vjeçar britanik në të ardhmen do ta mendojë 2 herë para se të bëj sërish drift me makinën e tij.

Jonathan Dent, nga Grimsby, dallohet në video teksa rrit shpejtësinë e makinës së tij deri në 180 km në orë dhe u përpoq që të kthejë makinën me drift.

Por makina e tij, tip Mitsubishi 4×4, u përplas me murin mbrojtës të urës, e cila e mbajti që të mos përfundonte në ujë.

Ndërsa makina e tij tashmë vlen vetëm për skrap, 32-vjeçari ia hodhi vetëm me një krah të thyer dhe disa gërvishtje.

Por gjykata në Grimsby i vendosur një gjobë prej 11 mijë paund si dëmshpërblim për dëmin publik që shkaktoi në urë.

Top Channel