Vasili: “Balilin” e ngritën amerikanët

27/01/2017 00:00

Çështja “Balili” ka qenë një ndër çështjet e diskutuara në takimet që kreu i Kuvendit Ilir Meta ka patur në Uashington. 

Pikërisht, në emër të kërkuesit të thirrjes së Këshillit të Sigurisë, Petrit Vasili tha se kjo çështje ishte ngritur nga amerikanët.

“Se cilat janë reagimet lidhur me kërkesën e kryetarit të Kuvendit nuk kanë nevojë për komente. Po ia lëmë publikut t’i vlerësojë. Unë pata mundësinë të isha në një takim të shkëlqyer që zoti Meta zhvilloi në SHBA me zv.sekretarin e Shtetit, Broënfield, i cili shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin për reformën në drejtësi, por dhe shqetësimin për mosndalimin e Klement Balilit. Dhe ai qartë i kërkoi zotit Meta të nxisë autoritetet shqiptare që të bëjnë gjithçka për këtë çështje”, ka sqaruar Vasili.

Top Channel