Moti, Emergjencat vijojnë shpërndarjen e ndihmave

23/01/2017 00:00

Megjithëse situata e motit në vend është përmirësuar ndjeshëm, Emergjencat Civile kanë vijuar me shpërndarjen e ndihmame për banorët e Kurveleshit, në Tepelenë.

Në fshatin Progonat ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Moti na vuri përballë një sprove jo të vogël. Por në dallim nga vitet e tjera, në të gjithë Shqipërinë nuk kishte familje që u izolua për shkak të motit, apo mbeti vetëm ose pa ndihmën e institucioneve shtetërore. Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë dhe janë në gatishmëri për të përballur çdo eventualitet lidhur me situatat e jashtëzakonshme të motit. Nëqoftëse në të kaluarën qytetarët, përveç motit kishin vështirësi dhe harresën e qeverisë, sot nuk ndodh më kështu”, tha Tahiri.

Sipas ministrit të Brendshëm, institucionet do të vazhdojnë punën deri kur moti të mos sjellë më probleme për familjet në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel