Klos, ndërhyn ushtria për hapjen e rrugës

22/01/2017 00:00

Forcat e xhenios të Forcave të Armatosura kanë bërë të mundur hapjen e rrugës ndërmjet fshatrave Kurdali dhe Kurqelaj të Bashkisë së Klosit, e cila ishte bllokuar që prej muajit nëntor, pas rrëshqitjes së dherave si pasojë e reshjeve të shiut në atë periudhë.

Pas përfundimit të punimeve, forcat e xhenios janë vizituar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila bëri edhe urimet për 96-vjetorin e krijimit të këtij batalioni.

“Po e festojmë këtë 96-vjetor në një mënyrë jonormale, por unikale dhe shumë të bukur. Po e festojmë midis njerëzve dhe pranë forcave xheniere, që sot jo vetëm meritojnë lavdërime dhe mirënjohje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe falenderimin e qytetarëve”, u shpreh Kodheli.

Në vitet e fundit, forcat e xhenios të Forcave të Armatosura kanë hapur apo rindërtuar mbi 20 ura në zona rurale si dhe janë angazhuar maksimalisht edhe në emergjencat atmosferike, nga bora dhe reshjet e shiut.

Top Channel