Politika e së ardhmes, Marine Le Pen: Është patriotizmi

21/01/2017 00:00

Marine Le Pen, liderja i Frontit Nacional Francez deklaroi para një samiti politikanësh të krahut të djathtë në Gjermani se patriotizmi është politika e të ardhmes.

Kandidatja presidenciale parashikoi se votuesit në Francë, Gjermani dhe Holandë do të pasojnë homologët e tyre në SHBA dhe Mbretërinë e bashkuar duke refuzuar argumentet e elitës politike.

Sipas Le Pen, 2017 do të jetë viti i zgjimit për popujt europianë. Ajo shtoi se Brexit do të ketë një efekt domino në Europë që do të përforcohet nga fitorja e Trump, i cili bëri të pamundurën të mundur.

“Po përjetojmë kthimin e shteteve kombe. 2016 u karakterizua nga zgjimi i vendeve anglo-saksone, ndërsa 2017 di të jetë ai i zgjimit të Europës kontinentale”, deklaroi Le Pen.

Komenteve të saj i bëri jehonë politikani holandez Gert Vilders, i cili tha se pas Amerikës së re, është radha që të krijohet një Europë e re.

Sipas tij, popujt e perëndimin po çliron më në fund nga zgjedhja e korrektesës politike. Në takim morën pjesë gjithashtu Frake Petry i alternativës për Gjermaninë dhe Matte Salvini i Lega Nord.

Takimi i të djathtëve europianë zhvillohet një ditë pas inaugurimit të Donald Trump, i cili mbështeti fuqishëm kauzën e patriotizmit dhe theksoi se Amerika vjen e para në fjalimin e tij.

Top Channel