Përkujtohet Ziver Veizi, një prej viktimave të 21 janarit

21/01/2017 00:00

Një ceremoni në fshatin Zenelaj në Gjirokastër ka përkujtuar 6-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit. Familjarë , banorë dhe ministrat Çuçi e Kumbaro kanë vendosur kurora me lule në varrin e te ndjerit Ziver Veizi , protestuesit të vrarë më 21 janar 2011.

Familjarët e pranishëm në ceremoni i kanë bërë edhe një herë apel drejtësisë për gjetjen e autorëve.

“Pa fjalë kemi ngelur. Nga kush të presim drejtë3si? Drejtësia është të gjejmë kush e vrau, të dënohet të marrë ndëshkimin. Mua më duket sikur është dënuar ky që vdiq, është dënuar ky me vdekje. E kishte ky fajin mbase”, është shprehur motra e tij, Vera Veizi.

Kjo ditë tha ministri Çuçi duhet të na kujtojë të gjithëve sesa e brishtë mund të jetë një situatë sesi të drejtat mund të kërcënohen edhe kur mendon se i ke fituar.

Ministrja Mirela Kumbaro e pranishme në ceremoni tha se mbështetja për familjaret e viktimave dhe respekti për dhimbjen e tyre nuk do të ishin të mjaftueshme pa vendosjen e drejtësisë.

Top Channel