Asteroidi që shkatërron ekonominë e Tokës

18/01/2017 00:00

16 Psyche është një asteroid i vogël që shtrihet në brezin e asteroidëve dhe trupave të tjerë qiellorë që ndodhen mes Marsit dhe Jupiterit.

Për nga përmasat nuk bën pjesë tek grupi i asteroidëve të mëdhenj, por prej kohës ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve të NASA-s.

Nga hulumtimet e deritanishme të tyre, besohet se përbërja e tij është e rrallë. Ai ka materiale si hekur, bakër, bronx dhe ar në një vlerë që nëse do të ishte në tokë do të shkatërronte ekonominë globale.

Bëhet fjalë për një pasuri që shkencëtarët e kanë vlerësuar në rreth 10 mijë kuadrilion dollarë dhe për të gjithë ata që e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë shifër, mjafton të themi se e gjithë ekonomia globale vlen më pak se 10 përqind e kësaj shume.

Asteroidi është i gjerë rreth 200 kilometra dhe NASA planifikon ta vizitojë atë brenda vitit 2023. Synimi është analizimi nga afër i përbërjes së tij dhe jo marrja në Tokë.

Top Channel