32 më të kërkuarit në Britani

18/01/2017 00:00

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka publikuar një listë me 32 personat më të kërkuar në ishull.

Krime brutale, trafik droge, dhunim e përdhunim fëmijësh, madje edhe mashtrim të mbi 20 mijë personave, janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi këta persona.

11 vite më parë, ai u shtir si një taksist dhe arriti të përdhunonte një grua, por ai ende nuk është dënuar për krimin e kryer. Që prej asaj kohe Rezgar Zengana nuk ka rënë në duart e policisë dhe për këtë arsye ai mban vendin e parë në këtë listë.

Megjithatë, në listë ka edhe persona të tjerë që kanë kryer krime që nga 1990 e largët dhe janë ende në arrati.

Agjencia Kombëtare e Krimit i bën thirrje qytetarëve britanik të japin informacione në lidhje mbi këta persona dhe për këtë ka lënë edhe një numër telefoni 0800 555 111, ku thuhet se për të gjitha informacionet e dhëna do të ruhet anonimiteti.

FOTO GALERI
1/32
Rezgar Zengana. Krimi: Përdhunim

Top Channel