Gjykata e Lartë, shtyhet seanca ndaj gjyqtares Andrea

17/01/2017 00:00

Gjykata e Lartë nuk ia ka dalë mbanë të shprehej për kërkesën e gjyqtares së pezulluar Majlinda Andrea dhe tre të pandehurve të tjerë të cilët kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Procesi dështoi për shkak të mungesës së mbrojtjes së të pandehurës Eleni Lino. Ndaj kolegji penal deklaroi se e shtyn seancën më datë 30 janar.

Nën dyshimet se ka kryer akte korruptive, prokuroria ka dërguar në gjykim gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea së bashku me katër persona të tjerë, të implikuar në dhënien e 50 mijë eurove në shkëmbim të një vendimi civil.

I vetmi që ka kërkuar gjykim të zakonshëm është Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares, i cili u vetëdorëzua pak ditë më parë dhe ndodhet tashmë në arrest shtëpiak.

Top Channel