Plani “May” për “Brexit”, Britania del nga tregu i përbashkët europian

17/01/2017 00:00

Marrëveshja përfundimtare e rënë dakord me Bashkimin Europian do të nënkuptojë daljen e Londrës nga tregu i vetëm europian. Kjo ishte deklarata që i jep fund çdo dileme, nëse do të ketë një “Brexit” të fortë apo të butë, në divorcin përfundimar mes Londrës dhe Brukselit.

Në një fjalim të mbajtur në “Lancaster House”, shtëpia historike e diplomacisë britanike ndaj Europës dhe ish-kolonive, zonja May shpalosi strategjinë britanike të negociimit me BE-në dhe botën, që kërkon – siç u shpreh ajo, – koncesione dypalëshe.

Sesi do të përfundojnë këto negociata, kjo realisht nuk është se varet vetëm nga kryeministrja dhe Britania. Marrëveshja, kurdo që të arrihet, do të kalojë për miratim përpara Parlamenit britanik dhe Dhomës së Lordëve.

Por kryeministrja nuk e bëri të qartë nëse një votë kundër marrëveshjes do të rezultojë në qëndrimin e Britanisë brenda BE-së ose jo, apo nëse një votë hipotetike kundër nga Parlamenti apo Dhoma e Lordëve do të thotë një largim nga blloku europian, pa pasur asnjë marrëveshje.

Fjalimi i Theresa May ishte një lajm i mirë për ata që kanë kërkuar largimin dhe një lajm i hidhur për ata që donin që Britania të ishte qoftë edhe pjesërisht pjesë e Bashkimit Europian.

Top Channel