Reforma në drejtësi, AP: Të gatshëm për një proces me përgjegjësi

16/01/2017 00:00

Një ditë pasi Kuvendi njoftoi nisjen e procedurave për aplikimin për anëtar të KLGJ dhe KLP që duhet të vijnë nga radhët e avokatëve dhe jursitëve, Avokati i Popullit shpreh gatishmërinë për një proces me përgjegjshmëri.

Institucioni i AP-së bën të ditur se të gjitha informacionet që lidhen me kandidimet, por edhe korrespondencat me institucionet e tjera të përfshira në procesin e vënies në zbatim të Reformës në Drejtësi do të publikohen në faqen zyrtare të institucionit avokatipopullit.gov.al në një hapësirë të posaçme të titulluar “Reforma në Drejtësi”.

Pas shpalljes së vendeve vakante nga Kuvendi i Shqipërisë për Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile, si dhe për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile, zyra e Avokatit të Popullit mirëpret aplikuesit çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 08.30 – 16:30 për të gjithë të interesuarit.

Aplikimet duhet të bëhen deri më 28 janar.

Top Channel