Vdes fëmija në spital, dyshohet për grip. Priten analizat

15/01/2017 00:00

Policia e Tiranës njoftoi gjatë mesnatës se ditën e premte ka vdekur në spital një i mitur 5 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja e fëmijës mund të ketë ardhur nga gripi.

Fëmija ka qenë i shtruar në spital, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore dhe analizave laboratorike për të konfirmuar dyshimet.

Policia ia ka deleguar çështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës. Deri më tani janë konfirmuar 7 viktima, thuajse të gjithë të moshuar nga gripi AH3N2, që ka rënë në vendin tonë.

Top Channel