Aksion madhor antiterror në Bruksel

14/01/2017 00:00

Rrugët e Brukselit janë bllokuar për shkak të një operacioni të madh antiterror të ndërmarrë nga policia belge këtë fundjave.

Forca të shumtë policore kanë zbarkuar në lagjen Molenbek, që njihet si vendi ku ishin strehuar një numër i madh ndjekësish të ISIS-it.

Një helikopter policie është parë gjithashtu të patrullojë në zonë.

Lagjja Molenbek është e lidhur me një numër sulmesh terroriste vitet e fundit. Në këtë zonë ishte edhe shtëpia e Salah Abdeslam, truri i sulmit të përgjakshëm në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.

Top Channel