Plagosje me armë në zonën e ish-Bllokut

14/01/2017 00:00

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 minuta të ditës së sotme. Personi i plagosur është shtetasi Turi Aligjoni, 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai është i dyshuar për një plagosje me thikë në shtator të 2016.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Top Channel