Le ta pranojmë, të gjithë mendojmë se nuk flejmë aq sa duhet. Shanset janë të zgjoheni në mëngjes duke u tërhequr zvarrë pa pikën e dëshirës për tu ngritur nga shtrati.

Truri juaj vendoset në aktivitet me disa kafe, me sy të zgurdulluar dhe të irrituar duke shkuar për në punë.

Por sa të privuar jeni nga gjumi në të vërtetë?

Dizenjuesit kanë krijuar Lost Sleep Calculator që ju tregon nëse flini apo jo mjaftueshëm, sa gjumë humbi në një javë, një muaj apo një vit.

Kompania krijuese, Hillary, ka studiuar 2550 britanikë për të gjetur se çfarë i mban zgjuar ata. Ata gjetën se marrëdhëniet, drejtimi i makinës dhe shqetësimet kontribuojnë në humbjen e gjumit, por edhe faktorë fizik si dhimbjet, zhurmat apo mosrehatia.

Madje ky program të tregon edhe se çfarë aktivitete të dobishme duhet të bësh në këtë kohë të humbur gjumi, ku përfshihet edhe leximi. Harojeni shprehjen e vjetër “Mund të flini vetëm kur të vdisni”. Ka shumë gjëra për të bërë që të shkoni direkt në shtrat.

Top Channel