Heronjtë e heshtur të Peshkopisë, personeli dhuron gjak dhe shpëton shtatzënën

13/01/2017 00:00

Mjekët në Spitalin e Peshkopisë i kanë shpëtuar jetën një shtatzëne, jo vetëm duke bërë detyrën e tyre. Kur pacientja nga fshatrat e Bulqizës u paraqit në spital në rrezik për jetën, ajo kishte humbur shumë gjak.

Tetë infermierë të spitalit dhuruan gjak për shtatzënën, pasi nuk kishte kohë për ta transportuar drejt Tiranës.

“Rasti në fjalë ishte një shtatzëni ekstrauterine, që erdhi me parametra jo jetikë, pa puls e pa tension, dhe në sajë të organizimit të të gjithë stafit të mrekullueshëm të Spitalit të Peshkopisë, u dha gjak nga vet personeli. Gruaja doli me sukses dhe është në parametra jetikë”, tha Nadire Zeneli, doktoreshë obstetër gjinekologe.

“Këta janë heronjtë e heshtur, personeli mjekësor. Faleminderit atyre”, u shpreh Shpresa Biçi, nga Urdhri i Infermierit.

Pas dy orësh në operacion, gruaja tanimë është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel