“Martesa është shumë e frikshme”

13/01/2017 00:00

Ishte në lidhje me një nga modelet më të mira në botë, e pas saj “The Weeknd” është në krahët e Selena Gomez.

Ata janë çifti më i ri në industrinë e muzikës, të cilët e bënë publike romancën këtë javë. Por artisti i R&B, i cili u nda nga modelja Bella Hadid në muajin nëntor pas dy vitesh lidhje, duket se nuk e ka me qejf shumë të madh martesën.

“Martesa më frikëson shumë”, ka thënë kanadezi 26-vjeçar për numrin e fundit të revistës “GQ”.

“Më duket se jam tip që do të kem fëmijë përpara se të martohem”, ka shtuar këngëtari, i cili po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të tretë “Starboy”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel