Qarku i Beratit, nën dëborë. Më shumë probleme në Skrapar

12/01/2017 00:00

I gjithë Qarku i Beratit u përfshi nga reshjet e dëborës, që sollën vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve.

Drejtoria e Policisë raportoi se aksi rrugor që lidh Beratin me Fierin, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Sqepurit” ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Edhe rruga drejt Kalasë së Beratit ka qenë sot e vështirë për t’u ngjitur, si pasojë e pranisë së akullit në rrugë. Probleme ka pasur në Skrapar, si dhe në rrugët rurale të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Fshatrat Tomorric dhe Kapinovë vazhdojne të jenë të bllokuara. Në Kuçovë mësohet se të gjitha segmentet po monitorohen nga Policia Rrugore dhe po mbahen kontakte me Emergjencat.

Top Channel