Fier, parandalohet krimi në familje. Arrestohet dhunuesi

08/01/2016 00:00

Policia e Fierit ka parandaluar një krim të radhës brenda familjes, teksa ka ndalur në kohë tentativën e një shtetasi 55-vjeçar për të vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij, në fshatin Cakran.

Shtetasi Aranit Shahaj është arrestuar në banesën e tij, pasi në grindje e sipër ka tentuar eliminimin fizik të së shoqes B. Shahaj, e cila për fat të mirë ka shpëtuar pa pësuar dëmtime. Ai akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Policia, siç thuhet në komunikatë, ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave 129, nga vet shtetësja e dhunuar. Në vendngjarje është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë gjaku teke, model “Beretta”, si de 3 gëzhoja.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje, efektivët e Policisë së Fierit kanë arrestuar edhe shtetasin Mirel Mata, 27 vjeç nga fshati Marinëz, i akuzuar për vjedhjen e dyqanit të shtetasit V.N., 55 vjeç.

Top Channel